Vendosni fjalën kyçe....

“Ne jemi kurbanët e integrimit”, si u përplasën me organin e akuzës të arrestuarit e “Vol-vo 4”


Momente tensionesh, debate ka pasur në seancën maratonë prej 10 orësh në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku pritej të jepej masa për të arrestuarit e  aksionit policor “Vol-Vo 4”.

Detaje nga brenda seancës, pasi u zhvillua me dyer të mbyllura tregoi avokati Maks Haxhia. Ai u shpreh para gazetarëve se të arrestuarit e quanin gjithë këtë si politike. 

“Procesi i monutar nga oragani i akuzës. Procesi është i paligjshëm. Përgjigjmet flasin për një periudhë me muaj, ata e bëjnë sikur e janë bërë brenda 10 ditëve. Në revoltim e sipër u hodhën edhe deklarata në seancë, që u tha nga  të arrestuarit se janë ‘kurbanët e integrimit’ apo “politika është në mes”. 

Në 13 fashikujt e prokurorisë nuk përfshihen emra deputetësh dhe zyrtarësh të lartë. Akuzat janë skandaloze,lidhen persona që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Dosja nuk është studiuar.

Ka 13 fashikuj, s’mund të merret vendimi për 1 ditë. Janë montuar fakte që s’kanë të bëjnë me të vërtetën dhe përgjimet. Po ta shikoni dhe vetë procesin që është i montuar nga organi i prokurorisë. ”, u shpreh Maks Haxhia, avokati i ish-deputetëve socialistë, Arben Ndokës dhe Arben Çukos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *