Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 8 të arrestuarit e grupit të ‘Avdulajve’. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lejë në burg dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çukon.
8 nga 34 të arrestuarit e operacionit “Vol-Vo 4”, janë liruar, konkretisht Mimoza Ndoka dhe Marjeta Përskura janë lënë në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa 6 të tjerë janë lenë në masën arrest shtëpie.
Gjyqtari Bibë Ndreca ka vendosur të japë masën e sigurisë arrest shtëpie të arrestuarit Bledar Koci, Lule Zeneli, Luigj Paloka, Kol Lleshi, Zef Ndoka, Vasil Nika, Genc Zeneli dhe Vlash Gazulli.
“Procesi i monutar nga oagani i akuzës. Procesi është i paligjshëm. Përgjigjmet flasin për një periudhë me muaj, ata e bëjnë sikur e janë bërë brenda 10 ditëve. Në revoltim e sipër u hodhën edhe deklarata në seancë, që u thanë se të arrestuarit janë ‘kurbanët e integrimit’. Në 13 fashikujt e prokurorisë nuk përfshihen emra deputetësh dhe zyrtarësh të lartë”, u shpreh Maks Haxhia, avokati i ish-deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.