Arrestohet një 38-vjeçar në Vlorë, pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident me të vdekur.
Albert Myrtaj, shofer i një automjeti tip Opel, humbi drejtimin e makinës dhe përplasi një 45-vjeçar që po lëvizte me motoçikletë.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vendin e quajtur “Ferras”.
I aksidentuari me inicialet S.M, 45 vjeç, nuk arriti t’i mbijetonte përplasjes duke ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po merrte mjekimin e specializuar.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
- Albert Myrtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vëndin e quajtur “Ferras”, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe është përpasur me një motorçikletë të drejtuar nga shtetasi S.M, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 00:00.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.