Vendosni fjalën kyçe....

‘Rama shkeli ligjin, emëroi në krye të policisë së burgjeve komisionerin e PS-së në zgjedhje’ – Bardhi


Pas shkarkimit të ish-drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, ditën e djeshme kryeministri Rama emëroi drejtorin e ri të këtij institucioni, Bardhyl Kaçorrin.

Ky i fundit sipas këshilltarit ligjor në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, ka qenë kryetar i KZAZ-së 27 në Tiranë si përfaqësues i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013.

Emërimi i tij sipas Bardhit është shkelje flagrante e ligjit pasi policia e burgjeve është strrukturë e depolizuar.

“Shteti partiak i Edi Ramës! E vetmja meritë e Drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, i prezantuar me bujë nga Edi Rama, është shërbimi partiak për PS. Bardhyl Kaçorri ka qenë Kryetar I KZAZ 27 në Tiranë si përfaqësues i PS në zgjedhje. Emërimi i komisarit të votave të PS në krye të Policisë së Burgjeve është shkelje flagrante e ligjit, që përcakton se ‘Policia e Burgjeve është strukturë e DEPOLITIZUAR’.” – shkruan Bardhi në faqen e tij në ‘Facebook’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *