Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Khashoggit, Princi saudit betohet se do t’i dënojë përgjegjësit


Princi saudit është betuar të dënojë të gjithë ata që janë përgjegjës për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, në Turqi. Gjatë fjalimit të tij në forumin në Riad, Mohammed bin Salman, ka deklaruar se ky krim është i dhimbshëm për të gjithë sauditët dhe se nuk do të shkaktojë përçarje me Turqinë. 

Pjesët e trupit që i përkasin gazetarit të vrarë, arabo-saudit, Jamal Khashoggi u gjetën në kopshtin e shtëpisë së konsullit të Arabisë Saudite. Lajmi vjen pasi presidenti i Turqisë, Erdogan, tha se trupi i gazetarit Khashoggi nuk ishte gjetur dhe kërkoi që zyrtarët arabo-sauditë të zbulonin vendndodhjen e tij.

Presidenti turk, Erdogan, nuk dha detaje të veçanta se si u vra 59-vjeçari, por tha se vdekja e tij ishte planifikuar ditë më parë nga zyrtarët sauditë.

Ai tha se hetuesit turq kishin prova se gazetari saudit ishte viktimë e një ‘vrasjeje të egër’ të paramenduar nga një skuadër me 15 njerëz.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *