Vendosni fjalën kyçe....

Votimi i ligjit për Teatrin, Bylykbashi: Janë hajdutë dhe palaço në të njëjtën kohë


 

Pas votimit në Kuvend të dekretit të Presidentit Ilir Meta, ku me 74 vota kundër u rrëzua dekreti për ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit, ka ardhur dhe një reagim nga opozita.

Deputeti Oerd Bylykbashi, shkruan se  “Parlamenti e votoi dhe miratoi dekretin, pra pranoi rrezimin e ligjit duke pranuar te nenta aresyet e Presidentit, pa kundershtuar asnjë”. “Përgjigja është shumë e thjeshtë: janë hajdutë dhe palaço në të njëjtën kohë”, shprehet Bylykbashi.

Reagimi i Bylykbashit:

Palaçot qe po vjedhin shqiptaret me ligj‎. Presidenti e ktheu ligjin e pare te Teatrit ‎duke rreshtuar me dekret 9 arsye kushtetuese pse ligji nuk mund te kalohej. Parlamenti e votoi dhe miratoi dekretin, pra pranoi rrezimin e ligjit duke pranuar te nenta aresyet e Presidentit, pa kundershtuar asnje.

‎Edi Rama amendoi ne rruge antikushtetuese ‎ligjin e rrezuar dhe ia coi perseri te njejten “corbe” Presidentit per dekretim. Presidenti e ktheu perseri ligjin me veto, duke nenvizuar se asnje nga 9 aresyet e rrezimit heren e pare nuk ishte zgjidhur. Mazhoranca ka vendosur te rrezoje tashme dekretin e Presidentit e te miratoje ligjin qe vjedh pronen publike duke prishur Teatrin Kombetar.

Tani, meqe presidenti nuk ka ndryshuar qendrim dhe thote se te nenta aresyet e rrezimit te pare mbeten edhe ne ligjin e ri, te vjen vetiu pyetja:

E kishte gabim Mazhoranca heren e pare kur pranoi nente arsyet e Presidentit, apo e pati gabim heren e dyte kur rrezoi po te njejtat nente aresye te Presidentit? Pergjigja eshte shume e thjeshte: jane hajdute dhe palaço ne te njejten kohe‎.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *