Pasi Kuvendi miratoi ligjin për ndalimin e ‘Lojerave te fatit’, vjen edhe reagimi nga kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një njoftimi në ‘Twitter’ Rama theksoi se Kuvendi miratoi ndalimin e bixhozit, ndërsa thumboi opozitën. Rama në lidhje me këtë votim është shfaqur entuziast por mendjen e ka te “shpifësit” për të cilët thotë se do të paguajnë një për një.
“Kuvendi sapo miratoi me 100% të deputetëve të pranishëm NDALIMIN E BIXHOZiT (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji off apo online) në 31 dhjetor. Fjalët mbrapsht shpifësve të çdo kanali e portali, ndërsa me aktorët e Kinoshqupit kemi dhe gjyqet se do paguajnë një më një ata”, shkruan Rama.