Kreu i Bashkisë Durrës Vangjush Dako mbrëmjen e sotme në një dalje publike foli lidhur me përgjimet me grupin kriminal të Shijakut duke justifikuar të gjitha implikmet e tij dhe Avdylajve për të përfituar vota në zgjedhjet vendore.
Në deklarimet e tij në emisionion “Opinion”, Dako pranoi se ka takuar dhe komunikuar me “Niçen” vëllain e Astrit Avdylajt, por u jusitifikua se e ka bërë vetëm në kuadër të takimeve elektorale.
“Niçja është një qytetar i Durrësit pjesë e këtij grupi që është kapur. Në çdo fushatë elektorale e takoj dhe i falenderoj për çdo ndihmë që japin”- u shpreh Dako.
Lidhur me zgejdhjet Dako shprehet se ka punuar me duar të pastra dhe se nuk ka paguar asnjë lekë për zgjedhje duke e cilësuar veten si “superemen” dhe me duar të pastra.
“Jam akulllore, i shikon këto duar, janë akullore, s’kam prekur as pistoletë, as drogë, as lekë të pista. Unë në fushatë jam superman, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë”- tha Dako.
“Asnjë kokërr leku në fushatë. Në 2007 në 20011 si mund të blija vota me PD-në dhe Berishën në pushtet. Të gjitha fitoret janë të merituara më vjen keq, fitoret i kam të sigurta aty”- u shpreh Dako.
Gjatë debatit, Dako e shfrenoi fjalorin, i vënë nën presion nga gazetarët- i ndodhur edhe përballë përgjimeve ku ai kominikon me “Niçen” i cili në një bisedë me një përson tjetër flet edhe për blerjen e votave. Dako justifikohet rreth këtyre bisedave se ai flet me shumë persona gjatë gjithë kohës dhe se “s’ka bir k*rve që i’a kalon në të folurën me qytetarët”.
“S’ka bir kurve që të ma marr mua, me të folur me telefon me qytetarët Durrësit. Me mesazhe mund të ma marrë vetëm Rama, por për telefonata jo.”, u shpreh Dako.
Dako foli edhe për refuzimin e vizës nga ambasada amerikane duke thënë se ishte një refuzim për mosplotësim dokumentacioni.
“Kam shkuar me vajzën dhe gruan në ambasadë për të marrë vizën. Më pyetën te sporteli sa shtëpi ke, dy shtëpi i thashë. Sa makina ke, tre kam i thashë. Refuzimi i vizës ishte i përkohshëm. Mund të aplikoni sërish, më njoftuan nga ambasada, se ishte për mosplotësim dokumentacioni”- deklaroi Dako./ Hashtag.al