Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Ne e kemi seriozisht betejën me krimin


Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha se, në vitin 2009, ka liruar të burgosur për t’i përdorur në zgjedhje.

balla elbasan“Pjesa më e madhe e pronarëve të këtyre kompanive, sikurse e tha edhe Kryeministri sot në kuvend, ishin persona të dënuar për vepra të ndryshme kriminale. Ja pra ku ndahen ata që seriozisht e kanë betejën me krimin dhe ata që krimin e kanë thjesht dhe vetëm një alibi për si kanë bashkëpunuar ata me krimin.

Nuk është larg 2009-a dhe Elbasani e di fare mirë si bashkëpunoi Lulzim Basha me persona me të shkuar kriminale, madje i nxori edhe nga burgu, për ti përdorur për intimidimin e socialistëve, për intimidimin e qytetareve të Elbasanit”, tha Balla, gjatë një takimi me gra dhe vajza në Elbasan. 

“E pra kjo është e vërteta e madhe, sot Partia Demokratike, nëse realisht e do familjen shqiptare, i do nënat dhe motrat shqiptare, i do të mirën këtij vendi, duhet të ishte e pranishme në Kuvendin e Shqipërisë dhe të jepte votën pro mbylljes së basteve dhe të lojërave të fatit në këtë vend. Megjithatë, Partia Demokratikë, ne e dimë, ekip, ku ekip ata, lidership, jo e jo, program as që bëhet fjalë”, shtoi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *