Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të përgjimeve ku përfshihet Vangjush Dako në telefonata me pjestarë të grupit kriminal “Avdylaj” të arrestuar nga policia.
Sipas Bashës bisedat e rregjistruara përbëjnë prova ligjore te cilat tregojnë fenomenin e shitblerjes.
“Çështja që shtrohet sonte në tryezën tuaj, është shumë më e madhe se çështja e Vangjush Dakos, apo ministrave apo kryebashkiakëve të tjerë. Siç e thatë ju dhe sic e kemi denoncuar edhe ne, qysh në zgjedhet e Dibrës që figurojnë Ulsi Manja dhe dy ministra, për shitblerjen e votave, këto janë simptoma të një problemi që në Shqipëri kanë ardhur duke u rënduar.
Ato që shohin shqiptarët, janë provat ligjore, të mbledhura gjatë një procesi hetimor, të nisur nga prokuroria, ku gjatë përgjimit të bandave kriminale, siç është banda e Avdylajve, familja kriminale Ndoka, ka rezultuar dhjetra orë bisedime telefonike dhe mijra mesazhe të shkëmbyera mes banditëve dhe eksponentëve me të lartë të PS-së, duke përfshirë dhe Ramën.”- u shpreh Basha në emisionin Të Paekspozuarit në News 24.
Basha tha se Prokuroria nuk mund të hetojë eksponentët e Partisë Socialiste, sepse ajo është e kapur.
“Transkriptimet e këtyre bisedave, ku nga njëra anë kërkohet mbështetjë në fushatë zgjedhore dhe nga ana tjetër premtohetn favore, duhet të ishin hetuar prej kohësh nëse do të kishim prokurorë të pavarur. Duhet të ishin çuar në procedim penal, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, që rezultojnë në një tjetër dosje, tek Vangjush Dako, politikan bandit, e deri tek shtrirja kapilare e këtij problemi nga Tropoja në Sarandë. Sot kemi një pushtet ilegjitim, një kryeministrër ilegjitim, që ndodhen aty jo për shkak të votave por mbështetjes kriminale.”