Kyrebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i vënë përballë gazetarëve lidhur me përgjimet me pjestarë të grupit kriminal “Avdylajt” ku është përfshirë edhe emri i tij, ka folur edhe për mënyrën si bën fushatën elektorale duke “mburrur” veten.
Dako e ka cilësuar veten si “superman” dhe se ka fituar votat në mënyrën më të pastër.
“Kam familje, tani të dali kryetari i opozitës, të thotë sot i është prerë fletë-arresti, do vijë ta kapi RENEA, dhe unë të rri? Unë jam njeri me ndjenja, kam reputacion, jo vetëm në Durrës, po në gjithë Shqipërinë. Jam akulllore, i shikon këto duar, janë akullore, s’kam prekur as pistoletë, as drogë, as lekë të pista. Unë në fushatë jam superman, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë”- u shpreh Dako në emisionin “Opinion”.