Vendosni fjalën kyçe....

Dako pranon që takohet me të fortët: I falenderoj për fushatën, nuk i paragjykoj


Kreu i Bashkisë Durrës Vangjush Dako duke folur për përgjimet me pjestarët e bandës së Shijakut ka pranuar se njihte aktivitetin e personave me të cilët ka folur në telefon dhe ka zhvilluar takime me ta.

Dako ka pranuar takimim me pjestarët e bandës “Avdylaj” dhe i ka falenderuar ata në emisionin “Opninion” që e kanë ndihmuar në fushatë por nuk ka paragjykuar punën  tyre.

“E di kush janë, por nuk i paragjykoj njerëzit unë”- u shpreh Dako kur y pyet nga gazetarët nëse i njihte personat me të cilët ka folur për fushatën zgjedhore.

“Niçja është një qytetar i Durrësit, nga ky grupi që është arrestuar. Aty thonë duhet të ketë qenë para zgjedhjeve. Në çdo takim i falenderoj njerëzit që kanë qenë në takim, faleminderit njërit, faleminderit tjetrit” tha Dako që u pyet se kush është Astriti.

“Astriti është vëllai i Niçes” vazhdoi Dako duke u justifikuar për mbështetjen që i merr këtyre personave. “Kjo është politika, nuk jemi në kohën e Enverit. Ai bën një luftë për mua, fiton vota, kontribuon. Mos t’ia bëj një telefon unë? Tashi ne mos bëjmë fushatë?”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *