Deputeti i Krujës, Rrahman Rraja sot ishte në kuvend pasi votoi pro për mbylljen e lojërave të fatit pas 1 janarit. Me paterica është shfaqur edhe këtë herë deputeti jo pak i përfolur kohët e fundit.
Pasi votoi në kuvend ai ka hipur në makinën e tij. Edhe pse një këmbë e ka në allçi e drejtoi vetë makinën. Duhet të themi se makina e tij është luksoze, po ashtu edhe veshja e deputetit është shik.
Rrahman Rraja është babai i Rexhep Rrajës, i cili është në burg për akuzat e përndjekjes dhe dhunimit të Xhisiela Malokut.
Pak ditë më parë deputeti i Krujës u shfaq në Prokurori , ku u morr në pyetje në lidhje me akuzat e nënkomisarit Nuhut.