Më tej kreu i PD-së, Basha, deklaroi se Rama dhe shërbëtorët e tij në prokurori po mbajnë të bllokuar fletëarrestin ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Lulzim Basha dhe ish-kreut të bashkisë së Kavajës, Rroshi.
Ai tha se fletëarresti për Vangjush Dakon është asgjësuar në prokurori, edhe pse ai del në përgjimet e fundit me bandën e Avdylajve në Shijak, një pjesë e anëtarëve të së cilës u arrestuan para 3 ditësh.
“Pyesni pse nuk arrestohet Vangjush Dako, pse e mban fletëarrestin të kyçur për të dhe Elvis Rroshin?! Sot pres t’i drejtoheni Edi Ramës, arkitektit, kokës së kësaj skeme dhe ta pyesni atë për këtë skemë.
PD është e gatshme, bashkë me aleatët të përballet dhe të fitojë! Ndarja e politikës nga krimi dhe dekriminalizimi i zgjedhjeve! Sot kemi provat, nga kjo prokurori, përgjimet zyrtare të prokurorisë që kanë zbuluar se si deputetë dhe ministrat e PS-së kanë bashkëpunuar me krimin në terren për të blerë dhe shantazhuar votën e qytetarëve shqiptarë.
Ajo që kërkoj nga ju, në shërbim të interesit publik është t’i shkoni në fund gjithçkaje! Asgjësohen fletëarrestet për Vangjush Dakon dhe po bëhet çmos që të shkatërrohen provat”. – tha Basha.
Kryedemokrati shtoi më tej se kryebashkiaku i Durrësit figuron si një nga personat kycc të bashkëpunimit me bandën e Avdylajve dhe bandave të tjera që kanë siguruar vota për qeverisjen e Rasmës.
“Vangjush Dako figuron si një nga personat kyç të bashkëpunimit me bandën e Avdulajve dhe bandave të tjera në Durrës ku me para, shantazhe, ky të japë favore, të japë tendera që të vazhdojnë aktivitetin e tyre kriminal madje kush është në burg të lirohet. E kujtoni Lulzim Berishën apo jo?. Kjo është një aferë që janë përfshirë të gjtha kokat e mëdha të Rilindjes së Edi Ramës! Pyetja që duhet të bëni është pse nuk arrestohet Vangjush Dako? Kush ka ndërhyrë? Kush u ka bërë presion prokurorëve? Rezultojnë të përfshirë në pazare me krimin e organizuar për të sjellë mandate për Partinë Socialiste.“ – shtoi Basha. /Hashtag.al