Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 31-vjeçari në spitalin e Beratit, familjarët akuzojnë mjeken


Një 31-vjeçar në Berat ka humbur jetën në spital. Familjarët e tij akuzojnë mjeken Arjola Xheblati për mjekim të pakujdesshëm. Familarët e kanë denoncuar atë në polici.

Mësohet se 31-vjeçari, Marinel Veleshja humbi jetën 30 minuta pasi mbërriti në spital. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe sekuestroi edhe autopsinë e bërë nga morgu.

Çështja është dërguar  për ndjekje penale në organin e Prokurorisë së rrethit të Beratit. Nga kjo e fundit konfirmohet se dosja në ngarkim të mjekes ka mbërritur në këtë institucion dhe do fillojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Mjekja e repartit të Urgjencës, 29-vjeçarja Arjola Xheblati akuzohet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm” gjatë kryerjes së ushtrimit të profesionit të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *