Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në Shqipëri italiani i akuzuar për pedofili


Një shtetas italian që kërkohet nga drejtësia e vendit fqinj pasi akuzohet për pedofili është ndaluar pas një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Sipas policisë së shtetit, që doli në një deklaratë për mediat bashkë me përfaqësuesit e policisë italiane operacioni është kryer në bashkëpunim mes dy policive.

Në përfundim është arrestuar 45-vjeçari Masimilliano Croce, banues në Ciampino, Romë, i diplomuar për pedagogji për të mitur.

“Sipas vendimit të gjykatës italiane, ky shtetas, në periudhën 2007 – 2014  ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili. Në vitin 2017 është dënuar nga kjo gjykatë me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”. Ky shtetas, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës. Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis kolegëve italianë dhe Drejtorisë Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminale, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i autorit, i cili fshihej në një banesë me qira në një zonë periferike  të Tiranës. Autori i arrestuar i fshihej drejtësisë italiane prej  më shumë se 4 vitesh.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *