Vendosni fjalën kyçe....

Kur do të takohen Thaçi dhe Vuçiçi në Paris


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të takohen muajin e ardhshëm.

Më 11 nëntor, pritet të realizohet takimi mes dy homologëve, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi besohet se do ketë takim edhe me presidentin e Francës, Emannuel Macron në Paris. 

Mediumi serb, Danas, raportonte në fillim të këtij muaji se, Vuçiç ka pranuar ftesën e Macron për të ndjekur një tubim më 11 nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore. Kjo ftesë është dërguar edhe presidentit të  Kosovës, Hashim Thaçi.

21Media shkruan se do diskutohet për dialogun mes dy vendeve, si dhe idetë e reja të të dy presidentëve, korrigjimi i kufijve dhe njohja e eventuale e Kosovës nga Serbia.

Takimi i fundit i Thaçit dhe Vuçiçit që pak muaj më parë do mbahej në Bruksel dështoi dhe dy palët u takuan vetëm me palën ndërmjetësuese në dialog, Federica Mogherinin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *