Kanë përfunduar 12 ndeshjet e para të ditës së sotme në Europa Ligë. Në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” skuadra e Milanit nuk arriti që të merrte një rezultat pozitiv në ndeshjen me Betisin, madje janë mundur me rezultatin e ngushtë 1 me 2.
Kjo humbje i kushton kreun e klasifikimit në grup Milanit, i cili tani e sheh veten në vendin e dytë më 1 pikë më pak se Betis. Ndërsa skuadra e Arsenalit vazhdon serinë e fitoreve.
“Topçinjtë” arritën të mposhtnin sot skuadrën portugeze të Sportingut me rezultatin minimal 0-1. Kështu Arsenali mban i vetëm kreun e grupit me 9 pikë. Ndërsa më poshtë ndiqni dhe rezultatet e plota të ndeshjeve që u luajtën në orën 18:55.