Vendosni fjalën kyçe....

“Parlamenti vdiq…rroftë mejhania” – Vasili mesazh Ramës për ligjin e teatrit


“Kuvendi i Shqipërisë është kthyer përfundimisht në mejhane dhe e kanë përdhosur parlamentinnë mënyrë që të vjedhja e teatrit të mos vonohet asnjë sekondë.” – shkruan kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili.

“Kthejne parlamentin ne mejhane, qe te vjedhin Teatrin. Kuvendi i Shqiperise u kthye perfundimisht ne mejhane. Dekreti i Presidentit per Teatrin u shqyrtua ne komisionin perkates ne ora 10 dhe e fusin ne seance plenare pas nje ore,ne 11.00. Edhe flasin per parlament keta mejhanexhinj vrimash. Hajdutet qeveritare,bashkiake e gjithe ç’jane u dhane urdher dhe keta e perdhosen parlamentin qe vjedhja e teatrit te mos vonohet asnje sekonde. Parlamenti vdiq..rrofte mejhania.” – shkruan Vasili në faqen e tij në “Facebook”.

Maxhoranca votoi sot për futjen në rendin e ditës të rrëzimit të dekretit të predidentit Meta për Teatrin Kombëtar, gjë që i hap rrugën miratimit të ligjit për prishjen e teatrit dhe ndërtimit të një godine të re.

Artistët, qytetarët dhe opozita e kanë kundërshtuar prej kohësh prishjen e teatrit pasi kjo sipas tyre i hap rrugën grabitjes së pronës publike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *