Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako nuk ka mohuar që të ketë takuar personat që përmenden në dosjet e Prokurorisë në lidhje me grupin e Avdylajve.
Dako është shprehur se nuk ka person në qarkun e Durrësit që nuk e ka takuar pasi ka bërë fushatë dhe iu ka kërkuar votën. Por ai shprehet se nuk i ka kërkuar dëshminë e penalitetit.
“Unë marr numrin e zgjedhësve dhe komunikoj me çdo durrësak dhe mbaj kontakte të drejtëpërdrejta me ta. Ju kërkoj votën në shkëmbim të punës time. Vangjush Dako i njeh qytetarët e Durrësit prej kohësh. Kur takoj ata nuk ju shoh dëshminë e penalitetit. Unë kam folur me qytetarët në zgjedhje pët t’ju kërkuar votën. Unë nuk iu kam bërë favore këtyre personave. Asnjë person nuk ka marrë asnjë favor nga Vangjush Dako. Nuk ka person në qarkun e Durrësit që nuk e kam takuar“, u shpreh Dako.