Vëllai i ish-deputetit të arrestuar Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, përmendet në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Krimeve të Rënda edhe për blerje votash gjatë fushatës së 2017.
Në dosjen hetimore që është siguruar nga “Panorama”, thuhet se ai ka bashkëpunuar me disa persona, para dhe pas fushatës zgjedhore të vitit 2017, duke dhënë para te zgjedhësit për të votuar.
“Po ashtu, nga përgjimet e telefonave celularë në përdorim të shtetasit Gjevi Ndoka, evidentohet se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, si para dhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë të vitit 2017, është përfshirë në mënyrë aktive duke ofruar dhe dhënë të holla (para) zgjedhësve për të votuar kandidatët për deputetë nën siglën e Partisë Socialiste, të dhëna këto që dalin nga përgjimet”, shkruhet në dosjen hetimore.
Për këtë të fundit ende Prokuroria nuk ka nisur një hetim. Nga operacioni “Vol Vo4”, u arrestuan 34 persona, 8 prej tyre u liruan një ditë më parë.
Mes të arrestuarve janë janë edhe dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çukon.