Vendosni fjalën kyçe....

PSG çmenduri në merkato, Conte “gjen” punë e Levandovski qetëson tifozët


PSG nuk ka ndërmend të ndalet me çmenduritë e saj në merkato.

Pas blerjes së Neymar për 220 milionë euro, transferta më e shtrenjtë në histori, presidenti i klubit është gati të shpenzojë 150 milionë euro, kësaj here për francezin e Atletiko Madridit, Grizman.

Ai shihet si përforcimi i duhur në sulm dhe partneri ideal i Neymar.

Ndërkaq polaku i Bajernit të Mynihut, Levandovski, ka hedhur poshtë zërat se kërkon të largohet nga klubi bavarez duke qetësuar tifozët e ekipit. Ai ka thënë ndihet i lumtur tek Bajerni dhe se do bëjë gjithçka që ekipi të fitojë çdo trofe të mundshëm.

Gjatë merkatos së verës u përfol se Levandovski kërkonte largimin nga klubi dhe u duk se gjithçka do shkonte në këtë drejtim.

Real i Madridit është duke kërkuar një trajner të ri pasi ekipi nuk po paraqitet si duhet si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve dhe largimi i Lopeteguit është thuajse i sigurtë.

Për këtë presidenti Perez ka kontaktuar me italianin Antonio Konte, i cili aktualisht është i papunë që prej largimit të tij nga anglezët e Çelsit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *