Nuk janë të pakta gafat në tekset shkollore në sistemin arsimor shqiptar, dhe koordinatorja e Partisë Demokratike Reila Bozdo, e cila thotë se në një prej temave të librit të Diturisë ku flitet për vullkanet, Oqeanin Paqësor e quajnë Oqeani i Qetë.
Mesa duket në tekstin e Diturisë së klasës së Pestë, tekstshkruesit shqiptarë kanë menduar ta quajnë Oqeanin Paqësor – Oqeani i Qetë edhe pse emërtimi Oqeani Paqësor rrjedh nga fjala latine ‘pacificus = me bë paqë’.
“Oqeani i qetë? Që kur Paqësori quhet Oqeani i qetë? Dituria 5”, shkruan Bozdo.
Gafat në tekset shkollore shqiptare janë denoncuar shumë shpesh kohët e fundit, ku një nga rastet më të përfolura ka qenë përfshirja e reperëve Noizy dhe Stresi në tekset për fëmijë, muzika e të cilëve shpeshherë nxit dhunë.
Ky rast është bërë publik nga vetë reperi, i cili shkruan në ‘Insta Story’ se emri i tij është pjesë në librat e shkollës. Në një fjali ku kërkohet të plotësohet vendi bosh shkruhet: “Noizi është _____ më i njohur për të rinjtë shqiptar.”