Vendosni fjalën kyçe....

19 viktima nga përmbytjet e befta në Jordani


19 persona kanë humbur jetën ndërsa 35 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbytjeve në Jordani.

Ngjarja ka ndodhur pranë Detit të Vdekur ndërsa raportohet se shumica e viktimave ishin studentë dhe mësues, autobusët e të cilëve u rrëmbyen nga uji teksa ndodheshin gjatë një shëtitje shkollore, tha në një deklaratë, drejtoria jordaneze e Mbrojtjes Civile.

Në konferencë për shtyp, drejtori i Operacioneve të Mbrojtjes Civile, Farid al-Sharaa tha se studentët, mësuesit dhe turistët e tjerë po vizitonin llixhat e zonës.

Ekipet e shpëtimit po vijojnë ende kërkimet për persona të zhdukur. Pas incidentit të rëndë, mbreti i Jordanisë, Abdullah II, anuloi një vizitë zyrtare në Bahrein ndërsa Gjykata Mbretërore jordaneze shpalli tri ditë zie kombëtare.

Të enjten, zonat të tëra Mbretërinë e Jordanisë u goditën nga përmbytje të papritura për shkak të shirave të dendura, gjë që çoi në rritjen e beftë të nivelit të ujit në disa lugina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *