Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan i prerë: Të dyshuarit e vrasjes së gazetarit të hetohen nga Turqia


Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar që Arabia Saudite të zbulojë vendndodhjen e trupit të Jamal Khashoggi dhe t’i dorëzojë të dyshuarit në vrasjen e tij.

Erdogan tha se prokurori i lartë saudit do të udhëtojë për në Turqi të dielën për t’u takuar me prokurorin e lartë të Stambollit dhe argumentoi se ata që janë përgjegjës për vrasjen e tij duhet të përballen me gjyqin në Turqi.

“Çfarëdo që ndodhi, do ju vijë  undi këtyre 18 personave.” tha Erdogan. “Nëse sauditët nuk mund t’i bëjnë të dyshuarit të flasin, atëherë Turqia do i bëjë. Incidenti ndodhi në Stamboll. Prandaj, dorëzoji ato te ne, dhe le t’i gjykojmë ata,” tha ai.

Pasi Arabia Saudite pranoi se Khashoggi u vra më 2 tetor në konsullatën e Stambollit, pesë zyrtarë të rangut të lartë u pushuan nga puna, duke përfshirë shefin e mediave të bin Salmanit dhe nënkryetarin e shërbimit sekret të Arabisë Saudite. Tetëmbëdhjetë vetë u arrestuan.

Erdogan komendoi edhe disa nga deklaratat e bëra nga autoritetet saudite duke quajtur ato shumë qesharake.”Këto deklarata nuk përputhen me seriozitetin e çështjes qeveritare. Janë qesharake. Është e qartë se (Khashoggi) është vrarë, por ku? Ku është trupi?”, tha ai. 

Burimi: CNN


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *