Vendosni fjalën kyçe....

“Dako të merret i pandehur, Marku-Prela do përgjigjen deri më një për manipulimin e provave” – Basha


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka bërë thirrje që kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, të merret si i pandehur në një hetim të posaçëm si përgjegjës i krimit elektoral për të vjedhur zgjedhjet.

Basha thekson se me publikimet e fundit është bërë e qartë se Edi Rama ka pasur një plan të mirëmenduar dhe të shtrirë në mbarë vendin për të vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin.

Ndërsa i kujton Kryeprokurores Arta Marku dhe shefes së Krimeve të Rënda, Donika Prela, se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve është diçka për të cilën do përgjigjën.

“Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal.

Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë.

Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti.” – shkruan Basha në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *