Policia ka kapur autorin e dyshuar për zjarrin e vënë në banesën e tij në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.
Në pranga ka rënë 45-vjeçari me iniciale A.D i cili pasi u vuri zjarrin banesës teksa brenda banesë ishte e ëma 69-vjeçare dhe dy motrat e tij përkatësisht 38-vjeçarja D.D dhe 24-vjeçarja B.D.
“Policia kap dhe shoqëron autorin e dyshuar të vënies së zjarrit në banesë në lagjen “8 Shkurti” Fier.
Në datën 26.10.2018, rreth orës 01:12, në lagjen “8 shkurti” Fier ka rënë zjarr në banesën e shtetases F.D, 69 vjeçe. Shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja bënë të mundur nxjerjen e familjarëve jashtë banesës dhe shuarjen e zjarrit.
Nga hetimet paraprake rezulton se zjarrin e ka vënë shtetasi A.D, 45 vjeç, djali i shtetases F.D, i cili pasi ka vënë zjarrin ka mbyllur derën e jashtme dhe po largohej nga banesa, por u konstatua dhe u kap nga shërbimet e policisë. Dyshohet se shtetasi A.D vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Familjarët e tjerë që ndodheshin në shtëpi, shtetasja F.D dhe vajzat e saj D.D, 38 vjeçe dhe B.D, 24 vjeçe,(të cilat nuk kanë pësuar dëmtime por vetëm shënja asfiksie) u dërguan në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.” – thuhet në njoftimin e policisë.