Vendosni fjalën kyçe....

Mustafaj: Dako po trajtohet në mënyrë të privilegjuar


Analisti Besnik Mustafaj, ka qenë sot i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24. Ai ka komentuar edhe akuzat e fundit që janë bërë kundër Vangjush Dakos.

Mustafaj tha se nga faktet që kanë dalë, Dako duket se është i privilegjuar nga Prokuroria në hetim, po ashtu shtoi se ai kreu i bashksië së Durrësit i ka dërguar një mesazh të qartë Ramës.

Besnik Mustafaj

“Nuk jam në gjendje ta them, por ku shohim se të tjerë janë arrestuar me këto fakte, duhet të arrestohet dhe Dako. Fakti që ku mbetet jashtë dhe thotë se nuk ka urdhër–arresti, tregon se apo trajtohet në mënyrë të privilegjuar, nëse kjo është vërtetë duket se është dora e Ramës dhe  fuqia e tij politike.

Unë kam bërë më shumë fushata se Dako dhe në mënyrë absolute kurrë nuk patur kontakte me ndonjë kriminel edhe pse i kisha nëpër këmbë gjithë kohës. Nuk është e domosdoshme ti takosh të gjithë se populli thotë se  po fjete me pula do zgjohesh me pleshta.

Ndërsa për sa i përket mesazhit që i ka dërguar Ramës, ne kemi parë se ça ndodhi me Tahirin kur u bë ky mesazh, dhe kjo gjë më jep bindjen se  këto kode janë efikase.”, u shpreh Dako. 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *