Vendosni fjalën kyçe....

Pakot-bombë ndaj zyrtarëve të lartë, FBI arreston një person të dyshuar


Për shpërndarjen e sërë pakosh me lëndë shpërthyese në zyrat dhe banesat e  zyrtarëve të lartë amerikanë, te ish-presidenti Barack Obama, te Hillary Clinton, Joe Biden dhe Gerorge Soros është arrestuar një person i dyshuar. 

FBI ka nisur kërkimet intensive. Mëngjesin e sotëm hetuesit u përqendruan në një zyrë postare në Miami e ndërsa besojnë se të paktën një prej pakove-bombë ishte dërguar nga Florida. 

Ekzaminimet e të gjitha pakove vazhdojnë ndërkohë në laboratorin e FBI-së në Quantico të Virxhinias. Zyrtarët nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse pakot kanë qenë të gatshme të shpërthenin, por thanë se po i trajtojnë ato si bomba të dyshuara.

Sidoqoftë, zyrtarët e FBI-së thanë se pluhuri i bardhë që u gjet në pakon dërguar CNN-it nuk përbënte një kërcënim biologjik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *