Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas publikimit të një pjese të përgjimeve nga prokuroria mes kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me anëtarët e grupit të Shijakut ‘Avdylaj’.
Vasili është shprehur se hajdutlleku i zgjedhjeve u vulos.
“Kryeminister i pandare nga hajdutlleku ashtu si gungaçi nga gunga. S’ka nevoje as per pergjime te tjera dhe as per fakte te tjera per te provuar se ç’batak e ka pjelle kete kryeminister. Hajdutlleku i zgjedhjeve u vulos. Batakçinjte qofshin shkurtabiqer apo palloshe te gjate, njelloj hajduter jane dhe sa do qe te lehin lodhen kot, edhe shqiptari me i fundit e ka top ne mendje, qe jane thjesht hajdute votash. Ky kryeminister nuk ndahet dot nga hajdutlleku ashtu si gungaçi nga gunga.”, shprehet Vasili.