Në Indi pothuajse është gati statuja më të lartë në botë. Bëhet fjalë për statujën e Sardar Vallabhbhai Patel, një politikan dhe lider social, i cili ishte pjesë e luftës së lirisë që rezultoi me pavarësinë në 1947. Me 182 m , mbi lumin Narvada në shtetin Gujarat, statuja pritet të inaugurohet në 31 tetor me afërsisht 1850 tonë bronx . Kjo statujë ka një kosto prej 410 milionë dollarë.
Imazhet e publikuara tregojnë punëtorët indianë që po bëjnë punimet e fundit të Patel. Ky projekt ambicioz është lajmëruar nga Modi në 2010, i cili ishte në atë kohë kryeministri i Gujarat.