Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është nën hetim nga Krimet e Rënda. Sipas “Report TV”, hetimet ndaj Dakos kanë nisur që prej qershorit të vitit 2017.
Në të njëjtin hetim përfshihen edhe disa anëtarë të familjes Avdylaj.
Dako po hetohet për blerje votash, për ndikim të paligjshëm në formën e grupit kriminal dhe për punësime të paligjshme.
Emri i Dakos del në përgjimet ndaj grupit të Avdylajve, ku kryebashkiaku del në disa komunikime me anëtarët e këtij grupi.
Ai ka pranuar edhe vetë komunikimin me ta, ndërsa ka mohuar se u ka ofruar para apo favore të tjera në këmbim të votave.
Opozita ka deklaruar se provat për përfshirjen e Vangjush Dakos në krimin elektoral të blerjes së votave janë në “Dosjen 339”, pjesë e së cilës janë edhe përgjimet e publikuara.
Dosja 339 ka ndërruar disa duar që prej fundit të vitit 2016. Fillimisht atë e ka pasur prokurori Anton, martini.
Më pas i ka kaluar Besim Hajdarmatajt dhe pas transferimit të këtiju të fundit në Pogradec nga Kryeprokurrja Arta Marku, dosjen i ka kaluar dyshes Vladimir Mara-Dritan Prençi. /Hashtag.al