Vendosni fjalën kyçe....

Vettingu në Politikë – Demokratët mbrojnë nismën në komisionin parlamentar


Sot po mbahet mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për Vettingun në politikë ku deputeti demokrat Ervin Salianji, bëri thirrje që Vettingu në politikë nuk duhet shtyrë asnjë moment më shumë.

Gjatë fjalës së tij, Salianji tha se maxhoranca ka frikë nga Vettingu në politikë dhe nuk e do atë.

“Për shkak të frikës nga Vettingu, që ka kapur maxhorancën dhe që Edi Rama e ka thënë qartë që unë kundërshtoj mjetet, mënyrën, procedurën, gjithçka, qëllimin e Vettingut. Është bërë një listë e gjatë për të hyrë në kalenda greke. Pa diskutimin do kemi bashkimin e sindikatave të pavarura, profesionistët e kohës së Enverit, etj etj, që ta shtyjmë sa më shumë për hallin e madh që ka kap mazhorancën për mosmiratimin e Vettingut.

Biznesi pa diskutim është kryesori që preket nga lidhjet e krimit me politikën sepse politika nëpërmjet krimit krijon monopole, konkurrencë të pandershme dhe të mos themi situatën dramatik në të cilën ndodhet sot Shqipëria, ku biznesit i vendosen gjoba nga banditë të cilët mbështeten qartazi nga qeveria.”, tha Salianji.

Në këtë moment ndërhyn drejtuesja e seancës dëgjimore, Hysi: “Mund të flasësh në procedurë, procedura është tre minuta”

“Mbajani orën në tre minuta dhe shikoni ku do të dal. Mbajani orën  Është e qartë që nuk e do maxhoranca Vettingun në politikë.”, shtoi Salianji.

Sipas Salianjit, akuzat e opozitës dita ditës po provohen me fakte duke nxjerrë zbuluar lidhjet e disa prej politikanëve të PS me kriminelë.

 “Nuk besoj se në 5 vite ato që kemi thënë ne, po dalin qartazi persona të lidhur me krimin. Ne kërkojmë që të bëhet kontrolli i pasurisë së politikanëve. Nuk ka më pse politikanët të jenë të privilegjuar në shoqëri. Nuk mund ta shtyjmë në pafundësi një proces të tillë. Situata është dramatike sot kur politikanët janë të lidhur me krimin. Tenderat, koncesionet, PPP, i jepen vetëm një pjese. Vullneti i PD është vullneti i çdo qytetari. Duam paketën antimafia, duam dekriminalizimin e zgjedhjeve. S’duam më teatër për qytetarët, për ta zgjatur sa më shumë miratimin e vettingut të politikanëve. Çdo qytetar po e sheh me zë e figurë se si po faktohen akuzat tona,” tha Salianji.

Pas këtyre fjalëve, Salianji është larguar nga mbledhja e drejtuar nga Vasilika Hysi.

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, i pranishëm gjithashtu në mbledhje pohoi se është pro nismës së PD-së për vettingun.

“E shoh me interes nismën e PD. Ne parim jemi dakord me propozimin për vetting për të gjithë ata që heqin dorë nga statusi i qytetarit e thjesht e kërkon pozicione publike”, tha Jaka.

Nismën kushtetuese për Vettingun në Politikë, Partia Demokratike e propozoi në fillim të muajit shtator dhe më pas ia dërgoi Kuvendit.

Në fund të muajit shtator, kërkesa e opozitës për miratimin e një kalendari 1-javor për nisjen e vettingut në politikë u rrëzua nga mazhoranca, gjë që shkaktoi debate..

Me shumicë votash, përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve, miratuan dërgimin e nismës në Komisionin e Venecias, që do japë opinionin e tij për të.

Sipas demokratit Alibeaj,  kjo nismë është një taktikë dhe përjekje e mazhorancës për ta shtyrë sa më shumë këtë proces jetik për vendin.

“Venezia e ka shqyrtuar këtë nismë me vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. A keni kurajo morale për ta pranuar secili individualisht. A keni kurajo politike për të pranuar vetingun tonë njësoj sië bëhet vettingu për policët, gardistët, prokurorët, gjykatësit.” – tha Alibeaj.

Amendamenti kushtetutes i propozuar nga opozita është i njëjtë me atë të miratuar për gjyqtarët dhe prokurorët. Njësoj si për ta, nëse verifikohet se kanë lidhje me krimin apo nuk justifikojnë pasurinë, mandati i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë ndërpritet menjëherë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *