Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet kryebashkiaku i Këlcyrës, në makinë edhe kryetari i degës së PS-së


Pëson aksident kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, pranë grykës së Këlcyrës.

Mësohet se kryebashkiaku Ndoni ka humbur kontrollin e automjetit ku ndodheshin edhe dy persona të tjerë dhe është përplasur me bordurën anësore duke dalë më pas nga rruga.

Dy personat që shoqëronin kryebashkiakun në makinë janë Sandër Seferi dhe Hodian Selmani, ky i fundit kryetar i PS në Këlcyrë.

Ndoni, Seferi dhe Selmani po ktheheshin me makinë nga një takim në një prej fshatrave të njësisë administrative ‘Ballaban’.

Kryebashkiaku ka pësuar plagë të rënda, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka pësuar një dëmtim të konsiderueshëm në njërin krah.

Të plagosur lehtë kanë mbetur edhe dy shoqëruesit e Ndonit, të cilët gjithashtu janë dërguar gjatë natës në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ të Gjirokastrës.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *