Një i ri shqiptar është qëlluar mbrëmjen e sotme me armë.
Ngjarja ka ndodhur në Napoli, ndërsa ai ka marrë plagë të rënda.
Sipas mediave italiane, ndaj tij është organizuar një atentat,
Identiteti i shqiptarit nuk është zbuluar akoma ndërsa ai është shtruar në spitalin e Napolit ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Duke qenë se është në gjendje kome, mjekët nuk kanë dhënë informacione.
Policia ka nisur hetimet, por nuk ka asnjë të dhënë për autorin/rët e kësaj ngjarje të rëndë.