Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Manza: Qeveria s’ka dalë nga vota e ndershme, fatin e saj do e vendosin shqiptarët


Në takimin e sotëm në Manzë të Durrësit, kreu i PD-së Basha, ka deklaruar se kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet, duke përmendur një person me nofkën “Rrumi”.

Në takimin ku ishin të pranishëm edhe kreu i grupseksionit të Manzës, Gazmir Luku, kreu i degës së Durrësit Xhaferaj si dhe deputetët e PD-së, Bylykbashi dhe Mima.  

Basha theksoi se në gjithë vendin shteti i Ramës duket vetëm për të grabitur me taksa e fatura për të prerë energjinë e për të hequr ndihmën ekonomike për të shkatërruar sistemin shëndetësor dhe për të rrënuar sigurinë e familjeve.

“Pastrimi i politikës nga politikanët e lidhur me krimin dhe dekriminalizimi i zgjedhjeve do të garantojë që kryebashkiakëve, drejtorëve, ministrave dhe kryeministrit, t’u dridhen këmbët para qytetarëve, jo para kriminelëve. Fatin e çdo politikani në këtë shtet do ta lidhim vetëm me gjykimin e qytetarëve shqiptarë!” – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *