Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Manza e Durrësit u shpreh se Fatmir Xhafaj u largua nga posti i ministrit të Brendshëm i shkatërruar. “Xhafaj kishte frikë se si të shpëtonte vëllain e dënuar për drogë. Ai u largua i shkatërruar. Kjo është një arsye pse u largua. Xhafaj u largua nga frika e përballjes me përgjegjësin e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe njerëzit e tjerë që janë të përfshirë në manipulimin e dosjes së ministrit. Dosja e tij u bë publike falë qëndresës së opozitës”, tha Basha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët.
Ndërsa kreun e Bashkisë së Durrësit, Basha e quajti rrumi që ka bërë kërdinë në zgjedhje. “Ky këtu ka bërë kërdinë për zgjedhje. Kur vjen në pushtet mbi zullumet e rrumit dhe Vangjush Dakos për bandat e tjera të Durrësit dhe Shijakut nuk të shkon mendja më për qytetarët e thjeshtë”, tha kreu i PD-së.