Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, vijon me deklaratat se është kërcënuar përmes celularit nga pronarët e pikave të basteve.
Ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Real Story’ në ‘Vizion Plus’, Braçe ka lexuar disa mesazhe kërcënuese që sipas tij pronari i një pike bastes e ka kërcënuar, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe sharjet apo fyerjet nga të dyja palët.
Pjesë nga biseda që Braçe lexon:
Mesazhi: Zoti filan po hyni në gjynaf ju të PS me këto bastet që po mbyllen janë 50 mijë veta që punojnë dhe do i lini rrugëve.
Braçe: (I them unë) Gënjeshtër e madhe. As 6 mijë veta dhe të gjithë skllevër të një grushti kriminelësh që zotërojnë lojërat e fatit.
Mesazhi: Po ato kriminelë që thua ti, të kanë sjelle ty në pushtet, jo doni tu hiqni lekët që i kanë bërë më gjak ato kriminelët.
Braçe: Ata kriminelët mund të kenë mbajtur ty mirë e bukur, por mua nuk më kanë votuar kurrë. Tani largohu prej këtej.
Mesazhi: Ok të q**sha motrën.
Braçe: (I kthej unë të njëjtën përgjigje, se e kam shpallur kush më shan e shaj) Hajde po ta mbajti në filan vend.
Mesazhi: I njeh mirë ti ata në Tiranë të fusin atë dhe këtë.
Braçe: Atje je ti (i them unë në mesazh) do të të gjej unë dhe ta tregoj unë se çfarë do të mbash ti në gojë.
Kujtojmë se edhe në seancën plenare të së enjtes, gjatë diskutimeve për votimin e ligjit për lojërat e fatit, kreu i Komisionit të Ekonomisë Braçe deklaroi se ishte kërcënuar.
Braçe tha se atij dhe kolegëve të tij, i ka mbërritur një mesazh në telefon: “Po na hiqni bukën e fëmijëve, kështu që edhe ne do merremi me fëmijët tuaj.”