Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përmendur sot nga një takimi në Manzë të Durësit emrin e një personazhi të papërfolur me nofkën “Rumi”. Basha ka lënë të kuptohet se “Rumi” është një gangster me influencë në rrethinat e Durrësit, sidomos në zonën e Manzës dhe ka thënë se Vangjush Dako bashkëpunon ngushtë më të.
“Vendi nuk qeveriset nga një qeveri dhe një kryeministër i zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit…Rrumi e ka ky që bënte kërcënime për zgjedhje në këtë zonë…një ushtar i Xhuxhit. Qenka në Sukth. Pra kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin dhe Gjush Dakon dhe për bandat e tjera të Durrësit dhe Shijakut. Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhintë, për fermerët, për të papunët, për rininë.”, u shpreh Basha.
Hera e parë që Basha përmend këtë personazh. Siç ndodhi edhe 5 muaj më parë kur përmendi për herë të parë fisin Avdulaj dhe siç rezultoi më vonë , Basha i posedonte këto dhëna nga përgjimet dhe materialet e dosjes hetimore.