Vendosni fjalën kyçe....

Dako-Bashës: Je një peshk rezervati


Pasi kreu i PD-së përmendi emrin e tij gjatë një takimi me banorët e Kamzës ka reaguar kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.  Dako ka ironizuar Bashën për vizitën e këtij të fundit në Durrës, ndërsa i ka përmendur sërish fjalët se lideri i PD-së është peshk rezervati.

REAGIMI I DAKOS
O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve 80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s’bëhet llaf.

Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s’do ti kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Kurse atë lejen për pistën në det mirë bëre që s’e përmende prapë, se do e kishe ngrënë dyfish padinë për atë! Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rrit Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *