Vendosni fjalën kyçe....

Edi Paloka: Tani radhën e kanë Tahiri, Balla dhe Dako


Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar sërish për largimin e Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Paloka e konsideron largimin e Xhafajt si hap të domosdoshëm për luftën ndaj krimit, ndërsa shton se është radha e ish-ministrit Saimir Tahiri të japë llogari përpara drejtësisë, si edhe e Taulant Ballës dhe e Vangjush Dakos të merren si të pandehur.

“Largimi i Fatmir Xhafajt ishte hap i domosdoshëm për luftën kundër krimit.
Largimi i tij është arritje e rëndësishme e përpjekjeve të pandërprera të Partisë Demokratike për pastrimin e politikës nga politikanët me lidhje me krimin.
Tani është radha që Saimir Tahiri të japë llogari para drejtësisë për kthimin e Shqipërisë në një plantacion droge.
Tani duhet që të merren menjëherë të pandehur Taulant Balla dhe Vangjush Dako. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin duhet te marrë fundin e merituar.”, thotë Paloka.

Pak më herët, Paloka kërkoi edhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Ik o Edvin , ik se qelbe dynjane!”, shkruante fare shkurt Paloka.

Mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama dha lajmin për dorëheqjen e Xhafajt, ndërsa nuk nguroi të zbulonte edhe personin që do e zëvendësonte Xhafajn, Sandër Lleshin – këshilltari i tij për mbrojtjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *