Vendosni fjalën kyçe....

Flet Renato Mekolli:Do vazhdoj të jem ‘djalli’ në kuzhinë, thjesht po bëj rolin tim


Shefi i kuzhinës Renato Mekolli ka folur së fundmi për sjeljen e tij të cilësuar si arrogante në emisionin “Hell’s Kitchen”.  I pyetur rreth komenteve të njerëzve, Mekolli është shprehur se thjesht po bën rolin e tij që i përshtatet formatit të emisionit.
“Nuk është se nuk e prisja. E prisja me thënë të drejtën, por nuk është ky një format që unë e krijova vetë. Është një format amerikan, një patentë e blerë, në të cilën unë thjesht po bëj rolin tim, rolin e një shefi kuzhine që jep të gjithë argumentet e tij dhe të gjitha reagimet në kohë reale brenda, pasi çdo pjatë dhe çdo ushqim që kalon aty ka të bëjë me shëndetin e klientit dhe gjithçka duhet të jetë e kuruar në detaje.”, u shpreh ai.

Përsa i përket deklaratës së Zonjës Tefta, Renato e injoroi rolin e kësaj të fundit duke thënë se ajo është thjeshtë një personazh televiziv.

“Zonja Tefta? Po kush është Zonja Tefta? Se Zonja Tefta me sa di unë nuk është shefe kuzhine, është një personazh televiziv, që krihet bukur, që vë make up-in bukur, që i ka thonjtë e lyer, me byzylykë dhe gatuan bashkë me prezantuesen ose nëpër restorante të tjera me njerëz të njohur. Në qoftë se e ke fjalën për Zonja Teftën, komente të tilla nuk më interesojnë aspak sepse Zonja Tefta nuk e di se çfarë do të ndodhë brenda në një kuzhinë, nuk e ka idenë dhe këta njerëz mua nuk më interesojnë. Patjetër që mua më bezdis kur thonë kemi shumë merak sesi do të jetë e ardhmja e atyre që e kanë pasion këtë gjë dhe nëse do ndikoj negativisht për studimin e tyre në kuzhinë.”,tha ai për “Revista Who”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *