Vendosni fjalën kyçe....

I pari që publikoi audiopërgjimin e vëllait të Xhafajt, Salianji: I përdoruri i radhës dhe i hedhuri i fundit i Ramës!


Personi i parë që denoncoi audiopërgjimin Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt, e konsideron ministrin që dha sot dorëheqjen si të përdorurin e radhës dhe të hedhurin e fundit të kryeministri Edi Rama.

Salianji thotë se të vërtetën nuk e mbulojnë as paratë, as pushteti dhe as forca e krimit.

“Xhafaj ishte i përdoruri i radhës dhe i hedhuri i fundit i Ramës!
Rama i përdor për të mbështetur krimin dhe bandat, për të blerë dhe intimiduar votuesit, i përdor deri ne fund për të prodhuar para dhe pushtet politik dhe pastaj zgjedh shërbëtorë edhe më të përulur!
Pas skandalit XhafajGate të denoncuar nga PD, Rama u përpoq të mbulonte çdo përfshirje të pushtetit në krim, duke u përfshirë edhe më shumë në krim, ndërsa Ministria e Brendshme dhe prokuroria me urdhër të Ramës manipulonte dosjen e hetimit për të shpetuar pushtetin e Ramës dhe për të burgosur gazetarin.
Të vërtetën nuk e mbulojnë as paratë, as pushteti dhe as forca e krimit.
Sot Është edhe më e qartë që Shqipëria vuan pasojat e një sistemi të ngritur nga Rama dhe të përdorur prej Ramës.
Shqiperia sot është e ndarë në parcela për banditët, burimet natyrore, pasuritë, kapitali njerezor, administrata publike janë të gjitha në shërbim të bandave dhe banditëve që janë krijuar dhe i shërbejnë Ramēs.”, shkruan Salianji.

Ndër të tjera, Salianji kujton se beteja e opozitës ka sjellë ministra, deputetë e kryebashkiakë të larguar e ndëshkuar.

“Beteja e opozitës me krimin, në 5 vite ka rrëzuar shumë ministra, deputetë dhe kryebashkiakë, ka burgosur shumë banditë por sistemi i Ramës prodhon dhe do prodhojë shërbëtorë të tjerë të krimit dhe bandave.
Beteja me krimin është beteja me vetë Ramën!”

Mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama dha lajmin për dorëheqjen e Xhafajt, ndërsa nuk nguroi të zbulonte edhe personin që do e zëvendësonte Xhafajn, Sandër Lleshin – këshilltari i tij për mbrojtjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *