Në fshatin Bularat të Gjirokastrës një 35-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër. I riu pasi ka parë forcat e policisë së po vinin në drejtim të tij ka hapur zjarr edhe ndaj tyre por nuk është kapur ende. Forcat RENEA dhe FNSH po krehin zonën por 35- vjeçari nuk ka rënë në prangat e policisë.
Kush është 35-vjeçari?
35-vjeçari është identifikuar edhe është Kostandinos Kaçifa. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Para se të largohej për në mal, duke i shpëtuar kështu policisë, 35-vjeçari ka marrë me vete tre karikatorë, ndërsa është veshur me rroba si uniformë ushtrie. Dyshohet se i riu vuan nga depresioni.
VIDEO NGA AKSIONI I POLICISË, marrë nga Libohova online.