Vendosni fjalën kyçe....

Largimi i Xhafajt, Basha: Është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Ramës me krimin


Vjen reagimi nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj.

Basha e konsideron largimin e Xhafajt si një hap të rëndësishëm në betejën për të pastruar politikën nga krimi dhe vetëm një hap i fillimit të shkërmoqjes së bashkëqeverisjes me krimin.

“Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë.
Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit.”, shkruan Basha.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama njoftoi përmes një postimi në tëitter, se Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen.

Po ashtu ai propozonte në vendin e Xhafajt, ish-gjeneralin e Forcave të Armatosura, Sandër Lleshin.

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.”, shkruante Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *