Vendosni fjalën kyçe....

Nën hetim nga Prokuroria, Tahiri rikthehet me një media


Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka vendosur të rithehet me një media. Tahiri ka regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit themelimin e shoqërisë mediatike me titullin domethënës, “Zëri i Popullit”. Data e regjistrimit të këtij biznesi është 18 shtatori i këtij viti. Tahiri në këtë biznes të ri është aksioner i vetëm, me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh. Objekt i këtij aktiviteti, sipas ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, është “media elektronike dhe e shkruar”.

Për hapjen e kësaj media nuk ka folur ende publikisht Tahiri. Ai mesa duket ka vendosur të rihapë “Zërin e Popullit”, gazetën që mbylli Rama në vitin 2013.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *