Vendosni fjalën kyçe....

Oerd Bylykbashi: Sa shkel njëri syrin dhe njofton konferencë shtypi, ikën një ministër apo deputet


Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka reaguar lidhur me dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafajn.

Ndërsa e konsideron atë si peshkun e madh të rënë në rrjetë, hedh dyshime se kjo mund të ketë lidhje me konferencën për mediat të paralajmëruar dhe më pas anuluar nga ish-ministri Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës.

“Veting per peshqit e medhenj te qelbur‎
Ne fillim iken Habilajt me gjithe Tahir, me pas Bajrot, me pas Avdylajt‎, tani Xhafajt. C’ka thene opozita po del e vertete. Aleanca e Qelbesirave, sic e quajti nje ideolog i saj dikur ne 2013, po shkerrmoqet ne mes te panikut. Sa shkel njeri syrin dhe njofton konference shtypi, apo thote shprehje me kod ne TV dhe ja ku iken minister apo deputet. ‎Dhe ky eshte vetem fillimi i shkermoqes. Prisni te shihni te rradhes!
Marreveshja me krimin eshte marreveshje me djallin. Heret a vone te ha koken!
Deri me sot po binin ne rrjete peshq te vegjel te qelbur. Sot ra nje peshk i madh. ‎Por sic e thote nje shprehje e vjeter durrsake, “Kur man ere bishti i peshkut, koka eshte qelb kahone!”. Dhe durrsaket keto historite me “peshq” i njohin mire.
Edi Rama eshte peshkaqeni qe po qelb te gjithe tepsine. Duhet hedh me gjithe tepsi sa nuk eshte qelbur shtepia perfundimisht!”, shkruan Bylykbashi.

Konferenca për shtyp të cilës Bylykbashi i referohet, u paralajmërua pasditen e djeshme nga Saimir Tahiri.
Kjo konferencë për mediat ishte paralajmëruar sot për në orën 10:30.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin Java në RTSH, analisti Lorenc Vangjeli tha se kishte komunikuar me Tahirin, dhe ky i fundit kishte thënë që në konferencë do të thotë të vërteta drithëruese.

“Pretendohet se do të flasë të vërteta drithëruese për miqtë dhe armiqtë, po në një terren kaq të rrëshqitshëm siç është politika shqiptare, vija që i ndan miqtë nga armiqtë është kaq e hollë sa shpesh, kush gdhihet miq sot nesër është një armik dhe e anasjelltas, por edhe në këtë rast them se ende nuk dihen se cilat janë të vërtetat që do të thotë ish-ministri i Brendshëm”, janë fjalët e Vangjelit, sipas të cilit kjo konferencë mund të kishte efekte në politikën e brendshme.

Por konferenca nuk u mbajt sepse Tahiri u tërhoq në momentin e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *