Vendosni fjalën kyçe....

“Rama e shiti Xhafajn për të shpëtuar Dakon”


Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama e largoi ministrin e Brendshëm Xhafaj, për të shpëtuar kryebashkiakun e durrësit, Vangjush Dakon.

Në reagimin e tij pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Berisha thotë se Rama sakrifikoi Xhafajn për Dakon, duke vendosur në krye të ministrisë një vasal të tijin.

“Edvini, kreu i meduzes, mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij!
Te dashur miq, pas nje beteje te furishme, opozita shqiptare ia doli ti jape nje goditje te merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni ne burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeriu qe futi ne polici te gjitha metodat e punes te mafies se policise sekrete hoxhiste per te mbrojtur lekuren dhe karrigen e tij.
Ne nje aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzes ne Shqiperi eshte Edvin Kristaq Rama, i cili ne nje moment kritik per veten e tij sakrifikoi Xhafen per Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrise nje vasal te tij.
Kakistokracia e Shqiperise eshte ne agoni. Asgje, asnje vasal as dhe paterice nuk shpeton Noriegen nga verdikti i afert i revoltes popullore.”, shkruan Berisha.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama njoftoi përmes një postimi në twitter, se Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen.

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.”, shkruante Rama.

Sandër Lleshi është një emër jo i panjohur, pasi në vitin 2013, kur Edi Rama erdhi në pushtet e prezantoi si këshilltar për mbrojtjen në Kryeministri, duke thënë se emrin e tij ia kishte prezantuar Ismail Kadare, por për President.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *