Vendosni fjalën kyçe....

Reagimi i parë për largimin e Xhafajt, Vasili: Po ky kryeministër ç’bën akoma në zyrë?!


Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar duke kërkuar edhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Po ky kryeminister i shplare politikisht dhe moralisht, pa te shkuar dhe pa asnje te ardhme ç’ben akoma ne ate zyre.
Apo sigurisht zvarritet edhe ca, per te ikur turpshem dhe pa asnje dinjitet sic vetem ai mund te iki.”, shkruan Vasili.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama njoftoi përmes një postimi në twitter, se Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen.

Po ashtu ai propozonte në vendin e Xhafajt, ish-gjeneralin e Forcave të Armatosura, Sandër Lleshin.

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.”, shkruante Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *