Vendosni fjalën kyçe....

Shkatërrohet banda e kokainës në Itali, arrestohen dy shqiptarë


Një bandë kokaine me katër anëtarë nga Shqipëria është shkatërruar sot nga policia italiane. Në pranga kanë rënë dy persona një 33-vjeçar i quajtur “Asi” dhe një 44-vjeçar, ndërsa janë shpallur në kërkim dy anëtarët e tjerë të bandës një 31-vjeçar dhe 24-vjeçar, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Siç shkruajnë mediat italiane anëtarët e bandës kishin lidhje familjare me njëri-tjetrin, në mesin e tyre ishin dy vëllezër dhe një kushëri, të gjithë me origjinë nga Shqipëria, të cilët jetonin falë aktivitetit të shpërndarjes së kokainës.


Siç shkruajnë mediat italiane biznesi i tyre shkonte vaj, me të paktën 250 klientë të shpërndarë për qytet. Të katër ata sipas policisë merrnin qindra telefonata në ditë. Posedonin dy celularë, që e kalonin dorë më dorë dhe shisnin vetëm kokainë. Shpërndarësit ishin të specializuar, për çdo lloj dorëzimi, madje edhe ato brenda në shtëpi. Dy nga pjesëtarët e bandës udhëtonin shpesh drejt Shqipërisë, ndaj edhe dyshohet se fshihen në vendin tonë.


“Jemi dy, shihemi si zakonisht, më sill një cd, shihemi për një kafe”, ishin disa nga kodet e përdorura në biseda ndërmjet trafikantëve dhe klientëve.


Të katër anëtarët e bandës jetonin në dy apartamente me qira, por vetëm një nga ata dispononte leje qëndrimi në shtetin italian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *